Qarku i parë që mbyll numërimin e votave të zgjedhjeve paralamentare është Kukësi. Nga 141 kuti votimi në total që janë numëruar, Partia Demokratike ka fituar bindshëm me 62.27% të votave që përkthehet në 2 mandate në Parlament ndërsa Partia Socialiste ka marrë 35.84% të votave ose 1 mandat në Parlament.

Në total Partia Demokratike mori 24071 vota ndaj 13856 që ka marrë Partia Socialiste në këtë Qark, ndërsa forcë e tretë ka rezultuar Partia Socialdemokrate me 183 vota. LSI ka marrë vetëm 64 vota sipar rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ.

Në krahasim me zgjedhjet e kaluara të 2017, Partia Demokratike ka një rritje të madhe votash nga 19.935 në 24071, më shumë se 1/3 e votave. PS ka një rënie të konsiderueshme krahasuar me 2017, ku nga 18.387 vota ka rënë në 13.856 vota. LSI krahasuar me 4 vite më parë ka rënie drastike nga 2938 vota në vetëm 64 vota./oranews