Sekretari për Çështje Ligjore në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Ivi Kaso i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku e njofton për parregullsitë e regjistruara gjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave.

Për këtë arsye, Ivi Kaso i kërkon KQZ t’i verë në dispozicion kamerat në qendrat e votimit dhe KZAZ të dhënat nga pajisjet e identifikimit elektronik dhe të dhënat e kryqëzuara të pajisjes së identifikimit elektronik dhe listës së zgjedhësve.

Sipas rezultateve të fundit, Partisë Socialiste e Edi Ramës ka dalë fituese në zgjedhjet e 25 prillit, duke fituar 74 mandate në Kuvendin prej 140 ulësesh, pasuar nga Partia Demokratike e Lulzim Bashës me 59 mandate.

Në fjalën e tij të parë pas fitores në zgjedhjet e djeshme, kryetari i PS-së, njëherësh kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Partisë Demokratike të Lulzim Bashës që të pranojë humbjen.