LDK dhe AAK kanë refuzuar ftesën

LDK dhe AAK kanë refuzuar ftesën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ende nuk ka qëndrim lidhur me ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për t’u mbledhur në një tryezë diskutimi lidhur me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Deputetja e kësaj partie Blerta Deliu-Kodra, sot në një konferencë për medie tha se sapo të merret ndonjë vendim lidhur me këtë takim, do t’i publikojnë qëndrimet e tyre.

Edhe Nisma Socialdemokrate ende nuk ka qëndrim lidhur me ftesën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Kështu bëri të ditur deputeti i kësaj partie Haxhi Shala për Kp, i cili tha se shumë shpejt do të dalin me një qëndrim.

LDK e AAK kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Kurti, në një tryezë diskutimi lidhur me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.