PDK: Familja presidenciale i kushton buxhetit të Kosovës mbi 70 mijë euro në vit

Partia Demokratike e Kosovës ka adresuar një mori kritikash ndaj presidentes, Vjosa Osmani dhe bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu. Sipas tyre, familja presidenciale, Osmani-Sadriu i kushtojnë buxhetit të Kosovës mbi 70 mijë euro në vit.
Deputetja e partisë më të madhe opozitare, Floretë Zejnullahu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se kjo familje po e trajton Kosovën si monarki dhe se të njëjtit marrin rreth 33 paga minimale për një muaj.
“Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj Prindon Sadriu marrin me dhjetëra mijëra euro vetëm paga nga buxheti i Kosovës. Familja presidenciale e Vjosa Osmanit po e trajton Kosovën si monarki, përderisa kjo familja nga buxheti i shtetit brenda 1 viti merr para më shumë se çdo qytetarë i Kosovës. Nga deklarimi i pasurisë në Agjencinë kundër Korrupsionit, kjo familje merr nga buxheti i Kosovës më shumë se 33 mijë euro paga vetëm për 1 vit, bashkëshorti i saj i cili tashmë është avancuar në diplomaci merr mbi 36 mijë euro paga për një vit. Pra familja presidenciale Osmani-Sadriu i marrin buxhetit të Kosovës më shumë se 70 mijë euro gjatë një viti”, tha ajo.

Back to top button