Përfaqësuesi i PDK-së Memli Krasniqi pas takimit me u.d të presidentit Vjosa Osmanin tha që fundi i janarit do të ishte koha e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Ai tutje deklaroi se PDK-ja e ka mirëpritur vendimin për këto takime.

“Unë e njoftova se ne e kemi mirëpritur vendimin sepse ka kohë që kemi kërkuar mbledhjen e partive politike për të bërë shpërndarjen e këtij legjislativi. Ne presim që data e zgjedhjeve të shpallet sa më shpejtë që të jetë e mundur, brenda atij harku kohorë që e përcakton edhe Gjykata Kushtetuese. Mendojmë që fundi i  janarit do të jetë koha e duhur”, ka thënë ai./21Media