Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosvës, Avni Bytyçi ka reaguar pas dekalratës së anëtarit të kryesisë së Lëvzijes Vetëvendosje, Glauk Konjufca i cili ka thënë se lky subjekt politik i cili sa i përket kalocionin me PDK-në ka thënë se përjashtimi ka qenë vetëm për vitin 2019. Bytyçi ka deklaraur se është herët të flitet për një gjë të tillë.

“Glauku sapo e tha, Lëvizja Vetëvendosje nuk e përjashton koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës. Ngadalë por sigurt mashtrimet po bien.Edhe pse duhet ta pranojmë, është herët që të flasim për këtë temë. Por, Partia Demokratike e Kosovës është konstantja në vendin tonë.“, është shprehur ai.

Tutje ai ka akuzuar dy qeveritë parapake, Kurti dhe Hoti për keqqeverisje. Ne po hyjmë në garë pa obligime ndaj askujt dhe si argument kemi angazhimin e mirë opozitar që e dëshmuam.

“Është mëkat që Kadri Veseli nuk është prezent për të parë se doli ashtu siç e tha për “mashtrimin e madh” të 6 Tetorit.
Një vjet i humbur nga dy qeveritë Kurti/Hoti që keqqeverisjen vendin.
Rezultati, shkurt, në tri pika:
1. Një ekonomi e shkatërruar -7.2 “rritja ekonomike”,
2. Një dështim total me pandeminë,
3. Një politikë e jashtme të dështuar në raport me perëndimin dhe disfatë e pafalshme para Serbisë duke e cenuar rëndë interesin e Republikës së Kosovës.Partia Demokratik e Kosovës, është në garë jo vetëm për të rikthyer besimin që kishim, por, për të fituar një betejë ndaj një mashtrimi të madh politik që ka filluar nga viti 2014, e që la Kosovën shumë mbrapa.”, ka përfunduar Bytyçi./21Media