PDK i përgjigjet Kurtit: Konkretizo iniciativën në letër

Partia Demokratike e Kosovës i ka kthyer përgjigje kryeministrit Kurti, pasi ky e ftoi liderin e kësaj partie Bedri Hamzën në takim përmes ftese jozyrtare.

Në një përgjigje për RTV21, Zyra e Informimit të PDK-së thotë se Hamza i ka kërkuar Kurtit që ta ta konkretizojë iniciativën e tij të re përmes një letre zyrtare.

“Kryetari Hamza i ka kthyer përgjigje z. Kurti lidhur me ftesën për takim. Atij i është kërkuar që ta konkretizojë iniciativën e tij të re përmes një letre zyrtare, në mënyrë që të rritet serioziteti në trajtimin e kësaj çështjeje. Pas këtij konkretizimi nga ana e tij, çështja do të shqyrtohet në organet e partisë dhe më pas do të paraqitet qëndrimi përfundimtar i PDK-së”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të PDK-së për RTV21.


Burimet brenda PDK-se: Kurti i dërgon ftesë Hamzës për takim

Kryeministri, Albin Kurti, i ka dërguar ftesë kryetarit të PDK-së Bedri Hamza për takimi për të diskutuar për postin e presidentit.

Sipas burimeve të  RTV21 brenda PDK-së Kurti e ka ftuar Hamzën përmes SMS dhe jo ftesë në formë elektronike apo në letër.

Sipas të njëjtave burime , Hamza ende është duke diskutuar brenda partisë nëse do t’i përgjigjet pozitivisht apo jo kërkesës së Kurtit për takim. Por, nëse pranon takimi do të mbahet gjatë kësaj jave./21Media

Back to top button