Veseli adresoi kritika drejt Qeverisë

Veseli adresoi kritika drejt Qeverisë

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës e mbështet kërkesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Është në dorën e deputetëve që të vendosin për ta kaluar dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Por, edhe vetëm një jetë nëse shpëtohet, ia vlen një vendim të tillë. Prandaj, PDK mbështet idenë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në tërë vendin.”, deklaroi Veseli.

Veseli deklaroi se Qeveria ka dështuar në menaxhimin e situatës. Veseli në një konferencë për media tha se masat që ka marrë Qeveria s’kanë qenë të mjaftueshme dhe tha se nënvlerësimi i gjendjes mund ta përkeqësojë edhe më tej atë.

“Mos-kontrolli i rreptë i të gjithë atyre që vijnë nga vendet e prekura nga Virusi COVID-19, është gabim fatal. Neglizhenca e Qeverisë për të vepruar menjëherë për vendosjen e tyre në karantinë – përbën rrezik të madh për qytetarë tanë. Mos-aplikimi i testeve agresive, për t’i identifikuar të prekurit me virus të ardhur nga vendet me rrezik të lartë, e që do të ndikonte në parandalimin e përhapjes së virusit, është tregues i menaxhimit të keq që po i bëhet kësaj çështjeje.”, deklaroi Veseli ndër tjerash./21Media