Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu sot e ka shpallur në kërkim ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliun.

Musliu ka vendosur një fotografi të Veliut në vendin ku ulet, pasi që nuk po merr pjesë në seanca dhe i ka lutur të gjithë ata që e shohin që t’i tregojnë se e ka obligim të shkojë për punët e tij në Kuvend.

“Kërkohet Ministëri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Agim Veliu!Lusim qytetarët që nëse e takojnë këtë përson ti tregojnë se e ka obligim ligjor të vij të raportoj në Kuvend”, ka shkruar Musliu në llogarinë e saj “Facebook”, aty ku edhe i ka publikuar fotografitë./21Media