Ndonëse Qeveria Kurti 2, ka pak kohë që ka filluar punën, opozita për ditë e më shumë po shton avazin e kritikave kundër saj. Në këtë kuptim Partia Demokratike e Kosovës, thotë se nuk i përjashton protestat kundër Qeverisë Kurti. Anëtari i kryesisë së kësaj partie, Betim Gjoshi, vlerëson se mungesa e programit qeverisës dy muaj pas 14 shkurtit, tregon se Vetëvendosje nuk ka çka t’ju ofrojë qytetarëve./21Media