Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se skandalet e një pas njëshme të qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, kanë dëmtuar integritetin e institucioneve publike të Kosovës.

Tahiri ka shpalosur tri aferat e fundit të qeverisë Hoti për të cilat ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime të ministrave përgjegjës.

Ai tha në konferencë për media se shuarja e Task Forcës Kundër Korrupsionit që hetonte aferat korruptive të zyrtarëve të lartë qeveritar, skandali i vjedhjes së 2 milionë eurove dhe tenderi 5 milionë euro i dhënë për kompaninë e ministrit Kuçi, nuk duhet do të kalohen në heshtje.

Për këto skandale të Qeverisë, deputeti Tahiri ka kërkuar dorëheqje e shkarkime të ministrave Hykmete Bajrami dhe Blerim Kuçi./21Media