PDK me plan për kujdesin e të moshuarve përveç rritjes së pensioneve

(Lajm i përditësuar)

PDK me plan për kujdesin e të moshuarve përveç rritjes së pensioneve

Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së Blerta Deliu-Kodra  në debatin zgjedhor të RTV21 tha se PDK ka paraqitur një plan të veçantë për mbështetje dhe përmirësim të kushteve të jetesës për të moshuarit.

Si pjesë e këtij programi sipas saj janë paraparë 6 qendra për të moshuarit. Deliu ka thënë se ky plan synon të ofrojë mundësi më të mira për kujdesin dhe mbështetje për të moshuarit.

”Shtëpitë e pleqëve janë kategori e cenuar, janë paraparë 6 qendra për të moshuarit në 6 regjionet e Kosovës në mënyrë që shteti të ketë trajtim më të denijitetshem krahas pensioneve. Ne kemi menduar që për të moshuarit të ketë mbështetje për të moshuarit”, tha Deliu Kodra.

Deliu: Qeveria pas 9 shkurtit do të duhet të punojë që Kosova mos të jetë lajm botëror për skandale

Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së Blerta Deliu-Kodra në debatin zgjedhor në RTV21 ka folur edhe për mafinë energjetike, për çka tha se ”skandalet e mafisë energjetike i shohim çdo ditë, dhe e kemi një Qeveri që i mbron njerëzit e përfshirë në këtë aspekt”.

Deliu tutje tha se Qeveria e cila do të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit duhet të punojë që Kosova mos të jetë lajm në mediat ndërkombëtare për skandale të tilla.

”Qeveria e cila do të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit do të demonstrojë përgjegjësin, llogaridhënien dhe kompetencën në mënyrë që Kosova të mos jetë lajm botëror në mediat ndërkombëtare që personat që janë të thirrur për të krijuar mardhënie të mira diplomatike me shtetet të ju prijnë këtyre aferave të cilat e kanë skandalizuar opinionin”, tha Deliu.

 

Deliu: Qeveria Hamza do të mbështet investitorët që krijojnë mundësi pune

Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së Blerta Deliu-Kodra në debatin zgjedhor në RTV21 ka thënë se ”Qeveria e dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit duhet të garantoj stabilitet dhe normalitet”.

”Zgjedhjet e 9 shkurtit ta rikthejnë Kosovën në binaret e saj. Edhe investimet e huaja direkte që vinë në Kosovë në radhë të parë të vinë në një vend që garanton stabilitet. Në programin tonë kem që invesitorët që krijojnë vende të reja punës të kenë lehtësira të mbeshteten prej Qeverisë të udhëhequr nga Bedri Hamza të krijohen mundësi që ata të vinë  do të kenë garanci nga shteti”, tha Deliu.

Deliu: Kemi pasur tri herë rritje të çmimit të energjisë në kohën kur nuk ka pasur lëvizje të pagave

Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së Blerta Deliu-Kodra në debatin zgjedhor në RTV21 tha se rritja e pagave është njëra prej nevojave që sot e ka çdo qytetarë dhe për këtë PDK-ja ka program të detajuar.

Në këtë pjesë, Deliu-Kodra tha se gjatë Qeverisë Kurti nuk ka pasur rritje të pagave.

”Kemi pasur tri herë rritje që çmimit të energjisë elektrike në kohën kur nuk ka pasur asnjë lëvizje të pagave në kohën kur brengat e qytetarëve kanë qenë të thelluara dhe natyrisht këto lidhen me migrimin”, tha Deliu.

Deliu: Programi i Hamzës ju ka dhënë përgjigje të detajuar nevojave të qytetarëve të Kosovës

Programi ekonomik i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) fokusohet në zhvillimin ekonomik, rritjen e mirëqenies dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e Kosovës. Këtë e tha kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së Blerta Deliu-Kodra në debatin zgjedhor në RTV21.

”Programi i PDK-së, programi i Hamzës i cili ka qenë totalisht i fokusar në zhvillimin ekonomik sidomos në duke i adresuar sfidat që i ka sot qytetari i Kosovës, mund të them që takimet frymzuese që i kemi mbajtur ka folur për energji të re për një vetëdije qytetare”, tha Deliu.

Ajo tutje tha se ”programi i kandidatit Bedri Hamzës ju ka dhënë pergjgije të detajaur nevojave të qytetarëve të Kosovës”./RTV21/21Media

Back to top button