Partia Demokratike e Kosovës- dega Malishevë po kundërshton një koalcion të mundshëm me Nismën Socialdemokrate.

PDK në Malishevë akuzon Limajn se ka shpifur dhe sulmuar të gjitha format Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

“Tani Fatmir Limaj, duke parë që nuk ka asnjë shpresë për të shpëtuar politikisht, po përpëlitet duke u munduar që shpëtimin ta gjejë në emër të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, si dhe nën logon e PDK-së.
Por PDK-ja nuk do të bëjë këtë gabim vetvrasës, që të bëjë koalicion me njeriun, i cili është personifikim i korrupsionit dhe shantazhit.Prandaj PDK-ja, dega në Malishevë dhe të gjitha strukturat organizative të saj, janë KUNDËR këtij koalicioni në të gjitha format.”, thuhet në reagimin e PDK-së në Malishevë.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ditë më parë është shprehur se ky subjekt politik është duke pritur ofertë për koalicion nga PDK-ja./21Media