PDK nuk i mbeshtet partnerët e koalicionit për asnjë kandidat
27 Nëntor 2020
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se partnerët e koalicionit s’e kanë mbështetjen e PDK-së për asnjë kandidat.
Në “ArgumentPus” Hoxhaj ka thënë se as tash e as në të kaluarën presidenti nuk është zgjedhur pa konsensus në mes partive politike.
“Tema e Presidentit nuk është temë e borxheve e pazareve. As tash e as në të kaluarën nuk ka pasur zgjedhje të presidentit pa konsensus midis partive politike. Jemi t’u fol për shtetin, jo për shoqëri aksionare ku mund të debatohet per borxhe.”, ka thënë Hoxhaj./21Media