Veseli thotë se ky asksion do të vazhdojë

Veseli thotë se ky asksion do të vazhdojë

Partia Demokratike e Kosovës sot ka filluar aksionin e shpërndarjes së pakove esenciale nëpër vendbanimet e komunave të veriut të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur lideri i këtij subjekti politik, Kadri Veseli.

“Sot filluam shpërndarjen e qindra pakove esenciale shëndetësore nëpër vendbanimet e komunave të veriut të Kosovës, ku qindra familje shqiptare tash e disa ditë kanë mbetur të izoluar si pasojë e masave të ndërmarra nga Serbia, e më pas të legjitimuara nga qeveria e Kosovës. Pakot shëndetësore përmbajnë barëra për qytetarët që përballen me sëmundje kronike, por edhe për pensionistët.”, thuhet ndër tjerash në postimin e tij në Facebook.

Veseli po ashtu ka bërë të ditur se ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim./21Media

Sot filluam shpërndarjen e qindra pakove esenciale shëndetësore nëpër vendbanimet e komunave të veriut të Kosovës, ku…

Gepostet von Kadri Veseli am Samstag, 11. April 2020