Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka mbajtur konferencë për media, ku ka folur për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, duke e quajtur krimin më të madh të organizuar ndërinstitucional.

Me këtë rast, Lushtaku ka thënë se kryeminitri Avdullah Hoti, në këtë rast edhe ministrja Hykmete Bajrami po mundohen që t’i ikin përgjegjësisë së tyre politike e ligjore me improvizime dhe konfereca për shtyp.

Skandali ia “avullimit të 2 milionëshit” është krim i organizuar brenda Ministrisë së Financave, pra në kuletën e shtetit. Nga informacionet e fundit që po dalin në media, dhe çdo ditë e më tepër, po bindemi se dorëheqja e ministers është akt i domosdoshëm. Kjo ministre duhet të marrë përgjegjësi politike për këtë dështim të madh. Kështu do ti hapte rrugë hetimeve të pavarura pa ndërhyrje politike”, ka thënë Lushtaku.

Më tutje, ai ka shtuar se asnjë i dyshuar deri tani, nuk është dhe nuk ka qenë kurrë në PDK, siç janë munduar ta paraqesin këtë lajm.

Ne e shohim qartazi një tendence nga Qeveria Hoti që në këtë skandal të përfshijë edhe Partinë Demokratike të Kosovës. Asnjë i dyshuar deri tani, nuk është dhe nuk ka qenë kurrë në PDK. Partia Demokratike e Kosovës fton organet e rendit dhe të drejtësisë që të hetojnë, arrestojnë dhe denojnë cdo individ që gisht në vjedhjën e mbi 2 milionë euro nga thesari. Ndërsa kërkojmë nga Qeveria Hoti përgjegjësi dhe llogari. Kjo qeveri është treguar është paaftë, jo kompetentë dhe e rrezikshme për pasurinë publike“, ka shtuar Lushtaku./21Media