PDK thirrje vendeve të QUINT-it: Reagoni po cenohen institucionet e pavarura

 
 
Shkarkimin e Valdete Dakës nga detyra e kryetares së Komisionit Zgjedhor të Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës po e konsideron sulm direkt mbi këtë komision.
Sipas tyre, ky veprim tregon qartë kapjen e këtij institucioni.
Deputetja Blerta Deliu, në një konferencë për media, tha se veprimi i sotëm i presidentes Vjosa Osmani përbën shkelje të Kushtetutës së Kosovës dhe ndërhyrje flagrante në institucionet e pavarura kushtetuese të vendit.
PDK ftoi të gjitha ambasadat e vendeve të QUINT-it që të reagojnë urgjentisht për, siç u shpreh Deliu, cenimin e institucioneve të pavarura në Kosovë.
“Mos reagimi i tyre konfirmon mbështetjen e kapjes së këtyre institucioneve”, u shpreh Deliu, duke shtuar se Osmani përmes urdhrave politik të Albin Kurtit sot goditi pavarësinë e KQZ-së./21Media

Back to top button