Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri në një konferencë për media nga oborri i Kuvendit të Kosovës deklaroi se ka ardhur koha që vendi të shkojë në zgjedhje.

Ai tha se PDK-në i konsideron të papranueshme sjelljen e LDK-së dhe VV-së në Kuvendin e Kosovës. Njëjtë vlerësojne  edhe të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanajn i cili sipas tij, pasi ofendoi familjet e të pagjeturve erdhi prapë në sallën e Kuvendit.

Kjo qeveri e këta kryeministra që kanë dal pas 6 tetorit nuk e kanë hallin e arsimit. Pra sot kemi një shumicë parlamentare e cila nuk arrin kurrë ti ketë mbi 35 deputetë në Kuvend. Edhe ne si Opozitë nuk i kemi numrat që ta qojmë vendin në zgjedhje. Ka ardhur koha që vendi të shkojë në zgjedhje”, tha Tahiri.

Protesta e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj është bërë shkak i ndërprerjes se punimeve plenare të seancës së sotme.

Disa minuta më parë, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë protestuar për të dal jashtë nga salla plenare zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.“Jashtë, jashtë, jashtë”, dëgjohen zhurmat e deputetëve opozitar./ 21Media