Partia Demokratike e Kosovës e ka ngritur edhe në seancën e sotme të Kuvendit, çështjen e ndërtimit të Minierës së Re të KEK-ut, që sipas kësaj partie vendimet e qeverisë për këtë ndërtim janë të gabuara.

Sipas deputetit, Bajrush Xhemajli, që prej qeverisë së Haradinajt, pastaj të Kurtit dhe tani qeveria e udhëhequr nga Hoti, është vendosur të ndërtohet Miniera e Re në drejtim të gabuar, në fushën e qymyrit në Veri e jo në fushën Jug që ishte pronë e KEK-ut.

“Braktisja e pronës publike në fushën Jug, pronë e KEK-ut dhe orientimi në prona private me plot të panjohura e probleme të shumta po që se vazhdohet të bën të dyshosh për rast të pastër të korrupsionit. Ky veprim i cili shkon në kundërshtim ne vendimin e bordit të drejtorëve të KEK-ut, rekomandimet e institucioneve kërkimore të ekspertëve ka për të shkatërruar KEK-un dhe sektorin energjetik në përgjithësi. Ne i bëjmë thirrje qeverisë që të marrë drejtimin e duhur për krijimin e minierës së re në fushën Jug dhe mos të dëmtojë në mënyrë të pariparueshme resurset nacionale”

Ai tha se nëse vazhdohet në këtë mënyrë, provohet që qeveria Hoti synon rrugën e abuzimit të parave të shtetit përmes korrupsionit.