Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po vazhdon të akuzojë qeverinë për keqmenaxhim me pandeminë Covid-19.

Lidhur me këtë deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi mbajti konferencë për media.

Në këtë konferencë, Gashi tha se përkundër që janë ndërruar dy qeveri që nga fillimi i pandemisë dora e shtetit nuk është vërejtur tek bizneset dhe punëtorët e sektorit privat.

“Kanë kaluar javë që qeveria Hoti nuk ka reaguar. Pra, është një qeveri që duhet të shkoj në shtëpi sa më herët, sepse është e paaftë për të qeverisur dhe për ta menaxhuar pandeminë dhe ndihmuar ekonominë”, tha ai.

Ai po ashtu tha se të gjitha propozimet e tyre për rimëkëmbje ekonomike janë injoruar nga qeverisja aktuale.