PDK në konferencë për media

PDK në konferencë për media

Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje Prokurorisë që urgjentisht të hetojë faktet për dhënien e 5.1 milionë euro kontrata nga Ministria e Shëndetësisë, duke anashkaluar procedurat e prokurimit me justifikimin e situatës emergjente.

Sipas PDK-së, kompania kryesore që ka përfituar këto kontrata është kompania ku vetë ministri Arben Vitia ka punuar për një kohë të gjatë.

Si shpjegohet që në kushtet kur Kosova ka 109 kompani të licencuara për import të barnave dhe pajisje tjera shëndetësore, MSH dhe Vitia gjejnë kompaninë ku ai ka punuar për një kohë të gjatë t’i japë tenderët dhe kontrata. Si shpejohet që vetëm gjatë prillit,  10 kontrata i janë dhënë kësaj kompanie në vlerë 2.1 milionë euro. Këto pytje kanë vetëm një përgjigje: hajni“, tha përfaqësuesi i PDK-së në një konferencë për media.

Tutje nga kjo parti thonë se MSH në këto kontrata ka blerë maskat mbrojtëse me çmim 7 euro, kurse në tregun e lirë ato mund të blehen me çmim 50 cent./21Media