PDK zyrtarizon dy kandidatura për kryetarë komunash (Video)
Shaqir Totaj në Prizren e Rrahim Tërnava në Fushë Kosovë
Partia Demokratike e Kosovës, ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryetar të Komunës së Prizrenit Shaqir Totajn dhe atë të komunës së Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava. Kandidaturat u zyrtarizuan nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili nuk kurseu kritikat ndaj kryetarëve aktual të të dyja komunave./21Media