Peach: Marrëveshja e Belfast-it shembulli më i mirë për dialgun Kosovë- Serbi

I dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, tha sot se mbështet dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit , derisa shtoi se procesi duhet të shkojë drejt krijimit të një të ardhmeje multietnike dhe respektit të ndërsjellë.

Peach, duke iu përgjigjur pyetjes së Tanjug se si duhet të duket ky dialog, theksoi se shembull i mirë për këtë është Marrëveshja e Belfast-it, e cila i dha fund konfliktit ndërmjet palëve kundërshtare në Irlandën e Veriut 25 vjet më parë.

“Dhe ky është një mësim i mirë për pajtimin. Ka të bëjë me lëshimet, ka të bëjë me negociatat, por mbi të gjitha ka të bëjë me vazhdimin e dialogut,” tha Peach.

Back to top button