Peci: Kurti tani është në pozitë fantastike për të shkuar në zgjedhje

(Lajm i përditësuar)


Peci: Kurti tani është në pozitë fantastike për të shkuar në zgjedhje

Lulzim Peci, nga KIPRED në emisionin “Click” të RTV21, për kryeministrin, Albin Kurti tha se tani është në pozitë fantastike që të shkojë edhe në një palë zgjedhje, derisa përmendi edhe opozitën.

“Ky i ka në dorë resurset (Kurti), sot këta janë varfëruar, sot me dalë në zgjedhje i marrin në qafë opozitën se kanë mbetur pa para, janë shfrytëzuar me zgjedhje. Tani Kurti është në pozitë fantastike që të shkojë edhe një palë zgjedhje”, theksoi ai.

Për liderin e LDK dhe PDK-së, Peci tha se në fushatën zgjedhore ata kanë performuar si kandidatë për ministra të financave dhe jo për kryeministër.

”Lumir Abdixhiku dhe Bedri Hamza në fushatë zgjedhore kanë performuar si kandidat për ministër të financave dhe jo si kandidat për kryeministër. Për me qenë lider i partisë duhet me dalë përtej dimensionit të rrogave edhe këtyre çështjeve, lidershipi politik nënkupton diçka tjetër dhe mendoj që kjo është njëra prej defekteve shumë të mëdha të cilat i kanë, i mungon komponenta politike shumë. /21Media


Ligji për të Huajt, Peci: Prek qytetarët e komunitetit serb

Lulzim Peci, nga KIPRED në emisionin “Click” të RTV21, i pyetur për kompromisin e Kurtit për  për Ligjin për të Huajt tha se kompromisi më i madh i kryeministrit është marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit.

”Unë mendoj që kompromisi më i madh është marrëveshja e Brukselit edhe e Ohrit, këto janë segmente, kjo është marrëveshje e llojit teknik për zbatimin e një ligji në Kosovë i cili i prek qytetarët e komunitetit serb, por edhe ata në Serbi që jetojnë e punojnë në Kosovë”, tha ai./21Media

Back to top button