Peci për dy të arrestuarit në Zubin- Potok: Duhet zbardhur hetimet se nga i kanë marrur trajnimet
Ish ambasadori Lulzim Peci në “Click” në RTV21 ka thënë se duhet të zbardhet hetimet e rastit të dy personave të arrestuar nga sulmi në Zubin-Potok, në mënyrë të shihet se nga ata e kanë marrur trajnimin për përdorimin e dinamitit.
“Për mendimin tim këtu është dikush ka dashtur të japë një sinjal dhe jemi në gjendje që të bëjmë sulme të tilla dhe ka qenë sikur një paralajmërim për sulme edhe më të mëdha, ky është mesazhi i këtij akti terrorist”, tha Peci.
“Unë mendoj që ky është sinjali, po e marrim që dëmtimi kishte me qenë më i madh atëherë ne do të kishim përpos që termoelektoronet ishin dashtur të ndalen, regjioni i Mitrovicës do të mbeste pa ujë ndoshta edhe një javë se nuk dihet aty, kjo do ta rriste tensionin Kosovë dhe do të mund të binte edhe tek tensionet apo ndodshta tek ndonjë tensionë sporadikë që do të kishte shtyer Kosovën mrapa, shum më i rrezikshmë është ky efekti dytësor sesa bërja e këtij akti terrotist I cili është bërë aty”, tha Peci.
“Momentalisht i kemi dy persona në paraburgim, duhet të pritet të shihet sesa ka qenë involvimi nëse kan qenë ata vetëm apo prej kujt kanë qenë të instruktuar dhe prej kur janë trajnuar që të punojnë me dinamikë, besoj që hetimet do të zbardhin këtë punë”, potencon Peci. /21Media