Peci për incidentin në Zubin Potok: Këtë herë nuk po merr përgjegjësi askush
Ish ambasadori Lulzim Peci në “Click” në RTV21 ka thënë se qdo akt terrorist ka të bëjë me një mesazh politik.
Ai tutje ka shtuar se në këtë rast askush nuk po merr përgjegjësi, për dallim prej sulmit në Banjskë.
“Unë mendoj kështu që gjdo akt terrorist do të jetë një mesazh politik edhe për atë arsyeje bëhen edhe aktet terroriste, zakonisht për akte terroriste dikush e merrë përgjegjësinë, këtë herë nuk po e merrë përgjegjësinë askush dhe po ikin prej përgjegjësisë Serbia, në veri askush nuk ka marrur përgjgjësi për këtë punë. Për një akt terrorist dikush qohet e merrë përgjegjësinë, the e kam bërë për këtë këtë arsyje, zakonisht ky është një lloj ciklli se akti terrorist e ka një mesazh politikë, ndërsa tek ne në këtë rast, askush nuk e ka marrur përgjegjësinë për dallim prej dallimit të Banjskës ku Radojqiqi dhe grupi i tij e morri menjëherë përgjegjësinë edhe thanë që ne e kemi bërë këtë punë”, tha ai.
Tutje sipas tij nga sulmi i Zubin Potokut nuk ka marrje të përgjegjësive nga Serbia.
”Në rastin të cilin jemi këtu nëse e shikojm me kujdes ku I kemi pamjet, vendin se ku është vendosur dinamiti është vendosur në një vend I cili realisht nuk e rrëzonë këtë mbajtësinë e ujit, mirëpo e dëmton në mënyrë të limituar, kjo tregon që qëllimi ka qenë t’i jepet sinjali i dëmtimit dhe të tregojë potencialin për dëmtime edhe më të mëdha. Këtu një qështje është që edhe nëse ishte rrzëzuar I tëri ky kostrukt që po e shofim, normalisht që riparimi kishte qenë më I vështirë dhe kishte do të kishte marrë kohë më shum, mirëpo në bazë të ekspertëve kjo punë ka mundur të rregullohet mrenda dy deri në tri ditëve duke stimuluar një byebass duke lidhur me pjesën tjetër, që në mënyrë përmanente nuk do të ishte shkaktuar një dëm aq afatgjatë”, tha Peci. /21Media