Peci: Serbia është tërhequr nga marrëveshja

(Lajm i përditësuar)


Peci: Serbia është tërhequr nga marrëveshja

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 ka thënë se Serbia ka hequr dorë nga marrëveshja, dhe sipas tij këtu më nuk ka iluzione.

Sipas Pecit mandati i Emisarit special evropian për dialogun, Miroslav Lajçak nuk ka përfunduar, teksa shtoi se mosnjohja e integritetit territorial të Kosovës nënkupton që Serbia është tërhequr nga marrëveshja.

”Mandati i Lajçakut nuk ka përfunduar, ai duhet të bëjë projekte që ta kthej procesin në rrjedhat e tij, formalisht nënkupton që Serbia është tërhequr nga marrëveshja, këtu nuk ka iluzione”, tha Peci.


Peci: Vuçiqi nuk e dëshiron zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 ka thënë se Serbia ka hequr dorë nga marrëveshja për formimin e Asociacionit.

”Vuçiqi nuk e don zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ai e dëshiron ndarjen e Kosovës”, tha ndër tjera Peci./21Media

 

Back to top button