Peci thotë se gjatë mandatit të tij Krusha u subvencionua me rreth 2 milionë euro
Gratë e Krushës të hënën i kanë bërë thirrje Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci të kërkojë falje pasi që sipas tyre i njëjti ka shpifur për Koperativen “Krusha”, dhe se i ka njollosur.
Peci ende nuk ka bërë një gjë të tillë, megjithatë ai ka bërë një postim në Facebook ku ka thënë se gjatë mandatit të tij , Krusha është mbështetur me rreth 2 milionë euro përmes subvencioneve dhe granteve.
“Brenda mandatit tonë qeverisës, 1,933,327.85€ është vlera e mbështetjes financiare me të cilën janë përkrahur gra e burra, fermerë të Krushës përmes subvencioneve dhe granteve.Për tokën e larë me gjak të Krushës, për tokën e begatë të Kosovës!”, ka shkruar Peci./21Media