Një qendër tregtare në Tajlandë ka zëvendësuar butonat e ashensorit me pedale për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, si dhe të ndihmojë në rivendosjen e normalitetit dhe t’i bëjë blerësit të shpenzojnë përsëri.

Qytetarët e mirëpritën këtë ndryshim të ri, ku nuk është fare e nevojshme të përdorin duart dhe e kanë quajtur si një veprim i zgjuar për të qëndruar të shëndetshëm.

Ata kanë bërë një punë të mirë, ndihem shumë më e sigurt tani. Tani që ne mund të përdorim këmbën për të shtypur ashensorin, është me të vërtetë e shkëlqyeshme”, është shprehur një kliente e quajtur Watcharaporn.

Tajlanda hapi qendra dhe dyqane të dielën për herë të parë që nga muaji mars.

Ky vend numëron 56 viktima nga koronavirusi, ndërsa të infektuar janë 3 mijë e 40 persona.