Objekti i ri i Pediatrisë në Mitrovicë do të shfrytëzohet për pacientët e dyshuar dhe diagnostikuar me Covid-19.

Në marrëveshje me donatorin, Shoqatën “Nënë Tereza” nga Gjermani, objekti i ri i Repartit të Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës do të shfrytëzohet për trajtim të rasteve të dyshuara dhe konfirmuara me Covid-19 nga Mitrovica.

Kontrollin, kujdesin dhe mbikëqyrjen e pacientëve do ta bëjë stafi mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës.