Të rrethuar nga një peizazh i gjerë i kuqërremtë, këta fermerë janë duke mbledhur speca të kuq dhe djegës në Kinë të cilët më pas do të thahet për t’u shpërndarë në të gjithë botën.

Imazhet ajrore mahnitëse tregojnë punëtorët mes specave, transmeton rtv21.tv.

Specat mblidhen rreth gushtit deri në tetor para se të transportohen në treg pasi të jenë tharë.

Specat grumbullohen në miliona në thasë të mëdhenj dhe mblidhen në tregjet për vendasit dhe turistët.

Një korrës mekanik mund të korrë pesë deri në tetë hektarë djegës, ose 160 deri në 240 ton në ditë. Pa makineri megjithatë, duhen rreth 400 njerëz dhe 12 herë më shumë para për të përfunduar të njëjtën punë.

Tharja është një mënyrë klasike për të ruajtur aromën e specit djegës para se të kalojë kulmin e saj.

Specat djegës të thatë janë të njohur edhe në Indi, ndërsa Amerika Latine dhe SHBA gjithashtu kanë një prodhim të madh, me shumë lloje të ndryshme.

Në Evropë, Spanja është prodhuesi më i madh i specave djegës.

Prodhimi i përgjithshëm vjetor global i të gjitha varieteteve të specave vlerësohet në rreth 34 milionë ton./21Media