Carl Warner e konsideron veten një ilustrues fotografik, ai që krijon diçka nga asgjëja ose transformon një gjë në një tjetër. Dhe nëse doni të zbuloni se çfarë do të thotë kjo, mos kërkoni më shumë se serinë e tij të quajtur “Bodyscapes”, transmeton rtv21.tv.

Përmes përbërjes dhe ndriçimit krijues dhe preciz, Warner ka skalitur peisazhe monumentale nga trupat muskulor të ndërtuar mirë. Ndërsa, shumica e skenave duket të jenë të përbëra nga disa modele, të gjitha në të vërtetë ishin skalitur nga një person i vetëm; imazhet ishin të qepura me përpikmëri nga shkrepje të shumta. Bërrylat dhe gjunjët u bënë male, shpinat dhe qafat u kthyen në lugina dhe iluzionet janë vërtet mbresëlënëse.

Warner skicoi kompozimet përpara çdo fotosesioni, por sapo mori kameran, ai pa edhe poza të tjera, kështu që përfshiu edhe format e reja në seri.

“Shkrepjet kanë qenë çështje mjaft intime për shkak të natyrës nudo” shpjegoi fotografi.

Warner pranoi se skena e orgjisë së shkretëtirës nga filmi “Zabriskie Point” ishte një frymëzim i madh për “Bodyscapes”, megjithëse ai tha se nuk mendon se këto imazhe janë erotike. Përkundrazi, fotografi beson se ka diçka pothuajse gjeologjike në punën e tij, ku palosjet dhe rrudhat kërcëllijnë në shkëmbinjtë dhe këmbët e pjerrëta sjellin imazhe të kodrave. Si paraqitje organike të tipareve pa jetë./21Media