Rikthehet Drilon Hajrizi

Rikthehet Drilon Hajrizi

Peja mundi Vllazninë e Shkodrës me rezultat 78:67, në Ligën Ballkanike.

Pejanët të frymëzuar edhe nga rikthimi i Drilon Hajrizit e nisën ndeshjen më mirë dhe e fituan çerekun e parë 23:16. Me lojë të mirë vazhduan edhe në çerekun e dytë, duke e fituar 25:19, për të shkuar në pushim me rezultat 48:35.

Lojë më e barabartë u zhvillua në çerekun e tretë, që përfundoi 15:13 për vendësit, derisa ajo e fundit u takoi mysafirëve 15:19.

Sidoqoftë, Peja në fund shënoi fitore me rezultat 78:67, që ishte e dyta në dy ndeshje të zhvilluara, derisa humbja e dytë për skuadrën shkodrane.

Te Peja u dalluan Drilon Hajrizi me 22 pikë e gjashtë kërcime, Henrik Sirko me 20 pikë e tetë kërcime dhe Malcolm Armstead me 16 pikë, gjashtë kërcime dhe tetë asistime.

Te mysafirët u dallua Colin James Voss me 19 pikë, pesë kërcime dhe tre asistime.