Qyteti i Pejës sot është liruar nga karantina. Kështu është bërë e ditur përmes një  njoftimi nga Komuna e Pjeës.

“Me vendim të Ministrit në detyrë z.Arben Vitia me nr. 330/2/IV/2020, shfuqizohet vendimi i cili e shpall komunën e Pejës zonë në karantinë.Pra, nga sot, Peja nuk është më zonë e karantinuar”, thuhet në njoftim.

Por u kërkohet qytetarëve që t’i respetkojnë masat mbrojtëse të udhëzuara nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike dhe të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë

“Të mbani maska mbrojtëse, dorëza një përdorimshe, dezinfektues dhe ta mbani distancen. Kujdesë PO, Panik JO”, përfundon njoftimi.

 Qyteti i Pejës  me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë është future në karatinë që nga 25 prilli me dyshimin se banorët e kësaj komune kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me persona të prekur me COVID-19./21Media

Njoftim Nga sot, Peja lirohet nga karantinaMe vendim të Ministrit në detyrë z.Arben Vitia me nr. 330/2/IV/2020,…

Gepostet von Komuna Pejë am Dienstag, 5. Mai 2020