Peja vazhdon me fitore bindëse edhe ndaj Vëllaznimit

KB Peja e ka vazhduar edhe sot formën fantastike nën urdhrat e trajnerit të ri, duke e shkatërruar KB Vëllaznimin.
Peja e mposhti Vëllaznimin me rezultat të thellë 127:80 (41:18, 28:23, 33:23, 25:16), ndeshje kjo që i takoi xhiros së 25 të Superligës së Kosovës në basketboll.
Te pejanët shtatë basketbollistë regjistruar pikë dyshifrore, kurse më i miri i ndeshjes ishte Larry Thomas me 21 pikë, katër kërcime dhe shtatë asistime.
Në anën tjetër, te Vëllaznimi më i dalluari ishte Damondte Dodd, që regjistroi 21 pikë e 11 kërcime.
Verdhezinjtë kanë 18 fitore e shtatë humbje, krahas kuqezinjve që kanë regjistruar tetë fitore e 17 humbje.
Rezultati final i ndeshjes, 127:80.

Back to top button