Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 130 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar,  3 prej tyre janë në respiratorë dhe 105 të tjerë në okisgjeonterapi. Ndërsa nga ta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Nga ky spital kanë bërë të ditur se 28 punëtorë të personelit shëndetësor janë të infektuar me COVID-19. Prej tyre 10 mjekë, 10 infermierë dhe 8 punëtor të shërbimit teknik.

Ndërkohë që raportohet edhe për shërimin e 10 pacientëve të infektuar me këtë virus.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 211 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 30 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm./21Media