21 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

14 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 6 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Ndërkaq, një person ka arritur që të shërohet nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 244 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Ndërsa në nivel të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 77 raste të reja me COVID-19. Derisa që nga 13 marsi e deri më tani numri i rasteve pozitive me COVID-19 ka shkuar në 16 mijë e 502. Në 24 orët fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.  Por, nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bëhet e ditur se deri më tani janë regjistruar 650 raste të vdekjes./ 21Media