Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 37 pacientë të infektuar me COVID-19. Nga ta 25 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa 6 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital 215 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm./21Media