Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 60 të konfirmuar, dhe 10 në pritje të rezultateve.

Nga pacientët e shtrirë 20 janë në oksigjenoterapi, 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

Tutje nga ky spital kanë bërë të ditur se nga personeli i tyre 5 mjekë, 4 infermierë dhe 1 bioinxhinjer janë të infektuar me Covid-19, ndërsa numri i atyre që janë në pritje të rezultatit është 4.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 203 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm./21Media