Një grua dhe një burrë janë gjetur pa shenja jete dje në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Në raportin e policisë thuhet se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve.

“Është raportuar se viktima femër Kosovar së bashku me viktimën mashkull Kosovar janë gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin. Në vendin e ngjarjes është gjete dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, bën të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh”, thuhet në raportin e policisë.

Prokuroria e Pejës po dyshon se ky rast ka të bëjë me një vrasje dhe një vetëvrasje.

“Dy trupat e pajetë të viktimave me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion. Po ashtu, edhe arma dhe gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes janë dërguar për ekzaminim. Dyshimet fillestare janë se fillimisht është kryer vrasje me armë zjarri e më pas edhe vetëvrasja. Pasi të pranojmë raportet e lartecekurat dhe veprimet hetimore të prokurorit të shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, do zbardhen rrethant e këtij rasti”, ka thënë për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi./21Media