Sanimi vazhdon nesër në mëngjes

Sanimi vazhdon nesër në mëngjes

Kompania  Rajonale e Ujësjellsit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të pëlcitjes së një gypit të ujit në mes të asfaltit në rrugën” Hasan Remniku” në Prishtinë, kjo pjesë e Prishtinës ka mbetur pa ujë të pijshëm.

“Ekipet e mirëmbajtjes menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast kemi qenë të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm për shkak të rrjedhjes së madhe të ujit.Pa furnizim me ujë të pijshëm janë rruga” Hasan Remniku” me zonat përreth.”, thuhet në njoftimi.

Kurse, bëhet e ditur për shkak të natyrës së defektit ekipet do merren me sanim mëngjesin e ditës së nesërme./21Media