Pele e ka pranuar faktin që Cristiano Ronaldo e ka thyer rekordin e tij dhe e ka uruar superyllin e Juventusit. Ka qenë një debat i gjerë lidhur me numrin e saktë të golave të shënuar në gara zyrtare.

“Cristiano, jeta është një rrugëtim i vetëm. Secili e bën rrugëtimin e vet. Dhe çfarë rrugëtimi të bukur je duke bërë! Të admiroj shumë, më pëlqen të të shoh duke luajtur dhe kjo nuk është fshehtësi për askënd. Urime për thyerjen e rekordit tim të golave në ndeshjet zyrtare. Mirëpo, po e lë këtë fotografi për nder tëndin, me shumë dashur, si simbol i një miqësie që ka ekzistuar ndër vite”, ka shkruar Pele në Instagram.

Ronaldo shënoi tre herë brenda 32 minutave  për të arritur karrierën e tij në 770 gola, tre gola larg Pele prej 767./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pelé (@pele)