Pele uron Messin, pasi ky i fundit theu rekordin e tij
20 Dhjetor 2020
Legjenda braziliane e futbollit e ka uruar Lionel Messin pasi ky është barazuar me rekordin e tij të golave për një klub, te cilin rekord Pele e kishte mbajtur për pothuajse gjysmë shekulli.
View this post on Instagram
Futbollisti Lionel Messi barazoi rekordin e legjendës së Brazilit Pele me 643 gola për një klub të vetëm duke shënuar për Barcelonën në barazimin e së shtunës kundër Valencia, transmeton rtv21.tv.
Argjentinasi, 33 vjeçar, arriti shënojë me kokë pak para pjesës së parë, menjëherë pasi penalltia e tij u mbrojt nga portieri Jaume Domenech.
Messi shënoi golin e tij të parë për Barçën në vitin 2005 kundër Albacete.
Pele shënoi 643 gola në 19 sezone për skuadrën braziliane Santos midis vitive 1956 dhe 1974.
Mjerisht për Messin, festimet e tij ka të ngjarë të heshtin pasi Barcelona dështoi, pasi që skuadra e tij barazoi me rezultat 2-2.
Rivalët dhe kampionët e ashpër Real Madrid, pesë pikë përpara Barcës, luajnë të dielën me Eibar./21Media