Ripërpunimi i këngës së vjetër për fëmijë “Qingji i vogël” , nga Pëllumb Hajdari rezultoi shumë i suksesshëm.

Videoklipi i këngës arriti të klikohet mbi 220 milionë herë në YouTube, duke u bërë kështu kënga më e dëgjuar për fëmijë në trojet shqiptare.

Disa muaj më parë, videoklipi u fshi nga kanali i famshëm dhe tanimë videoklipi i ri ka 2.9 milionë klikime për 1 muaj që nga publikimi.

Duket se Pëllumbi synon të thyej rekord të ri, andaj solli versionin e ri të “Qingji i vogël”, të cilin e realizoi babai i tij./21Media