Pence mori vaksinën anti-Covid, procesi u transmetua live në TV
18 Dhjetor 2020
Nënkryetari i SHBA-së Mike Pence ka marrë vaksinën kundër koronavirusit drejtpërdrejt në TV, duke u thënë audiencës dhe mjekëve: “Nuk ndjeva asgjë”.
Shtëpia e Bardhë tha se qëllimi i i këtij akti ishte “të promovojë sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës dhe të ndërtojë besim tek populli amerikan”, përcjell portali rtv21.tv
Gruaja e Z. Pence dhe Gjenerali Kirurg Jerome Adams gjithashtu morën vaksinën gjatë transmetimit live në TV.
Të hënën, SHBA fill0jë përdorimin e vaksinës Pfizer / BioNTech. Vaksina e parë që u miratua SHBA, ofron deri në 95% mbrojtje kundër Covid-19. Tre milionë dozat e para po shpërndahen në të 50 shtetet e SHBA./21Media