Ne kemi nevojë për solidaritet dhe unitet për të kaluar çdo vështirësi me të cilën ne si shoqëri do të ndeshemi, shkroi presidenti i vendit Stevo Pendarovski duke kujtuar 26 korrikun e vitit 1963 ku Shkupi u godit nga një tërmet katastrofik.

“Çdo 26 korrik kujtojmë tërmetin e fortë të viti 1963 ku mori jetën e mbi 1000 bashkëqytetarëve tanë, mijëra u plagosën dhe shumë të tjerë humbën shtëpitë e tyre”, shkruan në llogarinë e tij në Facebook, Presidenti Stevo Pendarovski.

Ne kujtojmë solidaritetin dhe ndihmën që vinte nga e gjithë bota, shkruan më tej Pendarovski./TV21