Pendarovsi tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera

Pendarovsi tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot e filloi vizitën zyrtare në Republikën e Serbisë. Ai u prit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq para Pallatit Serbia në Beograd.

“Me presidentin Vuçiq, arritëm në përfundim se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera dhe pa mosmarrëveshje. Unë mendoj se është detyra jonë si presidentë të krijojmë atmosferë pozitive dhe të zgjidhim të gjitha çështjet përmes dialogut”, u shpreh Pendarovski, në konferencën e përbashkët me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

E presidenti i Serbisë, përsëri theksoi se të dy vendet kanë pikëpamje të njëjta, vetëm për një çështje kanë pikëpamje të kundërta, raporton TV21.

“Me Maqedoninë e Veriut kemi pikëpamje të njëjta, përveç çështjes së Kosovës, të cilat pikëpamjet i kemi të kundërta”, deklaroi Vuçiq.

Pendarovski nesër në Novi Sad do të marrë pjesë në Forumin rajonal rinor dhe do të flasë në panelin presidencial “Fjalimi i të rinjve para përfaqësuesve të pushtetit: prezantimi i dialogut politik para mijëvjeçarëve”, së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe presidentin slloven, Borut Pahor./21Media