Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe zëdhënësen e tij, Kamala Harris për fitoren në zgjedhje.

Pendarovski ka thënë se pret që partneriteti strategjik mes dy vendeve të vazhdoj edhe në të ardhmen.

“Urime për Joe Biden dhe Kamala Harris për fitoren e tyre në zgjedhje! Unë pres që partneriteti strategjik maqedono-amerikan të vazhdojë dhe SHBA të riafirmojë rolin e saj global në ruajtjen e vlerave të përbashkëta: paqen, sigurinë dhe demokracinë”, ka shkruar Pendarovski./TV21