Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Ai ka shprehur dëshirën që lutjet e myslimanëve të bëra gjatë Ramazanit të pranohen dhe te ata të mbizotërojë solidariteti, mirëkuptimi dhe ndihma për ata që kanë
nevojë për ndihmë.

Meqë Bajrami shënohet në kohë pandemie të virusit korona, Pendarovski ka bërë thirrje që myslimanët të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojmë rekomandimet.

“Këtë vit, festën e Fitër Bajramit e festojmë në një periudhë kur jo vetëm shteti ynë, por edhe e gjithë bota, po ballafaqohet me një prej kërcënimeve më të mëdha të njerëzimit. E shfrytëzoj këtë mundësi që t’ju falënderoj për të gjitha përpjekjet e deritanishme dhe për përkushtimin në zbatimin e masave për mbrojtje nga pandemia. Ju bëj thirrje të mbetemi të kujdesshëm dhe të disiplinuar dhe t’i respektojmë rekomandimet në luftën kundër kovid-19 që t’i japim fund kësaj sfide të gjeneratës dhe të sigurojmë jetë të shëndetshme për të gjithë ne në të ardhmen”, është shprehur në mes tjerash në urimin e tij, Pendarovski, raporton TV21./21Media