Pengoi policët gjatë detyrës zyrtare, u arrestua një person në Ferizaj

Një person është arrestuar mbrëmë në Ferizaj, pasi ka penguar policët gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Policia ka bërë të ditur se i arrestuari ka qenë nën ndikim të alkoolit.
“Mbrëmë, rreth orës 23:10 në fshatin Sojevë të Ferizajt, derisa policët e stacionit ishin në kryerje të detyrës zyrtare në kërkim të një personi të dyshuar, janë penguar, janë ofenduar dhe kanosur nga personi tjetër F.Y (M/K) i moshës 50 vjeçar. Policët të detyruar nga sjelljet e tij, janë detyruar të arrestojnë dhe ta shoqërojnë në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pasi është testuar me alkooltest ka rezultuar se ishte nën ndikimin e alkoolit”, ka informuar Policia.
Me vendim të prokurorit kujdestar, i arrestuari nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme.
Rasti është cilësuar si “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

Back to top button